muhamed zilbeariNga:  Muahamed Zilbeari

Kishte disa ditë që paralajmrohej protesta e 9 Majit në Shkup nga një këshill opozitar , për të përkujtuar ngjarjet e vitit të kaluar në Lagjen e trimave në Kumanovë.Më pëlqeu shumë se ky këshill protestës i jepte karakter kombëtar,sa që më mbushte mendjen se kështu do të ndodhë.
Me kalimin e ditëve, propaganda për pjesëmarje në protestë bëhej edhe më e ashpër. Kësajë ashpërsie positive me përkraje për pjesëmarrje në to, i ndihëmonin shumica e subjekteve politikisht të organizuara dhe disa shoqata me karakter shoqëror e human.Në shpirtin tim skeptik lindi një knaqësi dhe shpresë se ja po bëhemi bashkë , ndoshta për her të parë pa drojtur se po keqëpërdoremi për qëllime partiake. Po bindesha se edhe un (i djegur nga qumshti që i fryej edhe kosit) duhet edhe fizikisht të jemë pjesë e kësaj proteste , për të dhënë një kontribut të vogël dhe për tu ngushëlluar me ato familje që humbën më të dashurit e tyre në rastin e Kumanovës dhe shumë rasteve tjera të montuara.
Diçka nga brenda nuk më linte të qetë dhe gjithnjë më ngacmonte duke më detyruar që të mendoj në proverbën popullore se “UJKU QIMEN E NDËRON POR TABIHATIN…..”, kisha frikë, jo nga ajo se situata mund të eskalojë, por se e kemi merak bajraktarizmin….Me shumë mund tentoja ti largoj mendimet skeptike, duke menduar se është punë SHEJTANI, mbaja qëndrimin se kësaj radhe do jemë pjesë e protestës fizikisht, me bindje se nuk do jem i keqpërdorur .
Ditë para protestës ndodhi diçka që mua dhe shumë tetovarëve na preku shpirtërisht, ndërroi jetë Dritoni djali i heroit të gjallë të shqipëtarve të Maqedonisë, Nevzat Halilit, varrimi i të cilit përputhej me orarin e protestave.Isha në hamendje shumë të madhe, se cila është më e drejta dhe më njerëzorja, protesta apo varrimi?Vendosa për pjesëmarje në varrimin e Dritonit, por me mendime të ndara, një pjesë e mendimeve ishte në protesta.Duhet pranuar se skepticizmi im me një dozë të vogël, bashkë me Shejtanin po gërmonin në mua se a mund të çalojmë si gjithënjë , kur nuk ka nevojë.
Sot, një ditë pas protestave, kur edhe po e shkruaj këtë koment, duke i patur në kokë të gjithë shkrimet e gazetave dhe informatat nga rrjedhat e protestës, jam shumë i zhgënjyer me vetëveten që besova se ujku mund ta ndërrojë edhe qimen edhe tabihatin .
Instrumentalizimi i protestës dhe shfrytëzimi i MLLEFIT të shqipëtarve nga zhvillimet politike në Maqedoni, nga njerëz që u ka skaduar afati me shkatrimin e komunizmit dhe orekset e njerëzve të vegjël për vepra të mëdhaja i dhanë edhe një goditje shumë të madhe shpresës së shqipëtarëve për një bashkim për dalje nga kjo situatë pa perspektivë.

©fol.mk