Në Samitin e Londrës po merr pjesë edhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, dhe kjo ka qenë arsyeja që ajo nuk ka qenë e pranishme sot në ndeshjen e Kroacisë ndaj Anglisë.

Pas kualifikimit të Kroacisë për në finale, ku arriti ta mund Anglinë me rezultat 2:1, kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, së bashku me presidenten kroate.

Në këtë foto që të dy shihen mjaft të lumtur dhe Rama në mbishkrimin e kësaj fotografie ka shkruar “Fotoja e ditës”.