Në debatin e organizuar sot nga gazetarja e mirënjohur nga Kosova, Jeta Xhara, debatuan katër kandidatët për kryetar të komunës së Tetovës, Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët, Bardhyl Dauti nga Partia Demokratike Shqiptare, Bilall Kasami nga Lëvizja BESA dhe Teuta Arifi nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Me replikave të zhvilluara mes kandidates së BDI-së Teuta Arifi dhe atij të ASH-së Adnan Neziri, moment kulminant ishte kur Neziri tha se ka respekt për programin e znj.Teuta Arifi, programi i së cilës është voluminoz por ajo nuk ka realizuar as 5% nga ajo që shkruan në programin e saj dhe si e tillë ka dështuar.

Më pas gazetarja Xhara ju drejtua z.Adnan Nezirit me pyetjen se si do të kishte zgjidhur problemin e trafikut urban në Tetovë kur dihet se në Tetovë brenda ditës qarkullojnë mbi 10 mijë vetura, sa parkingje do të ndërtoni, si do të lehtësoni lëvizjen, sa rrugë do të ndërtoni, me ç’rast Neziri u përgjigj se: “në lidhje me problemin e kaosit të trafikut, mbi të gjitha Tetovës i nevoitet transport publik për të lehtësuar atë, ndërsa për financim do të kërkojmë ndihmën e buxhetit qendror përshkak se komuna ndodhet në gjendje të rëndë financiare. Detyrimisht duhet të realizohet ky projekt. Sa i përket parkingjeve, kemi paraparë ndërtimin e parkingjeve të reja në kate tek lokacioni te marketi VERO, parkingje nëntokësore tek biblioteka e qytetit dhe një lokacion tjetër për parkingje kemi paraparë në afërsi të Gjygjit të Tetovës. Gjithashtu kemi paraparë edhe ndërtimin e 2 bulevardeve të reja, bul.Bllagoja Toska dhe bul. V.S Bato të cilat do të lehtësojnë shumë trafikun e qytetit. Këto janë hapësira që mund të shfrytëzohen sepse janë prona publike dhe interes madhor i tetovarëve.

Kandidati i PDSH-së Bardhyl Dauti tha se ai planifikon në 4 pika të ndërtoje parkingje për qytetin, duke ripërsëritur të njëjtat pika që theksoi z.Neziri.
Ndërkohë edhe Bilall Kasami tha se planifikon të ndërtojë të njëjtët parkingje duke mos precizuar as koston, as lokacionin e tyre. Ndërsa për transportin publik tha se do të bëjnë transparente punën e ndërmarrjes për transportin publik. Jeta Xhara e pyeti Bilall Kasamin se cilat janë lokacionet që planifikon të ndërtojnë parkingjet, me ç’rast ai ishte konfuz dhe tejkaloi kohën e paraparë për ti dhënë përgjgije, ndërsa Jeta Xharra ia morri të drejtën e fjalës pasi nuk u përgjigj. E fundit në këtë pyetje u përgjigj kandidatja e BDI-së Teuta Arifi, e cila u pyet se përse nuk funksionon transporti publik në Tetovë, me këtë rast Teuta Arifi tha se nuk ka arritur të vendos në funksion transportin publik përshkak se ka mungesë të automjeteve transportuese, atëherë moderatorja Jeta Xhara i tha se përse ke premtuar që do të bëjsh transportin publik kur nuk e mbani fjalën. Bilall Kasami replikoi me Teuta Arifin duke i thënë se përse nuk ka bërë asgjë për Tetovën, kur partia e znj.Arifit ndodhet në Qeveri. Me këtë rast Teuta Arifi tha se partia e saj nuk e ka përkrah nga Qeveria dhe sipas kësaj i bie që dikush nga partia e saj nuk e ka dasht Tetovën.

Adnan Neziri nga Aleanca për shqiptarët tha se zgjidhja e transportit publik do të bëhet nga ana e tij, përshkak se ai do të kërkoj ndihmë nga bashkëpartiaku i tij, zv.Ministri për transport dhe lidhje i cili është kuadër i Aleancës për shqiptarët.