Përbërësit:
 

2 biskota
2 biskota me kakao

Për krem
1 puding çokollate
2 lugë të gjellës çokokrem
1 shllag krem
1.5 gota qumësht

Për t’i lagur biskotat:
1 gotë qumësht

Jashtë për ta lyer:
1 shllag krem

Hapat:
Fillimisht fillojmë me përgatitjen e pudingut. Pudingut të ftohur ia shtojmë çokokrem, krem shllagun dhe e përziejmë me mikser.
E marrim një biskote dhe e lyejmë me glazurën e përgatitur pastaj e mbyllim me një biskote tjetër dhe e rendisim në tepsi.
Të gjitha biskotave ia aplikojmë mënyrën e njëjtë të lyerjes.
Pastaj e lyejmë në tere sipërfaqen me krem shllag dhe ia derdhim çokollatën me disa copëza të fëstëkut.