Sot (19.04), në Ministrinë e Kulturës sekretari shtetëror Valmir Aziri priti drejtorin e sapo emëruar nga ana e kësaj Ministrie, Fatos Lumani duke i uruar suksese në punën e tij si i pari i Institucionit të shumë pritur për shqiptarët, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Burimore Shqipe.
Ky insitucion i cili edhe zyrtarisht nga sot nis me punë në krye me z.Lumani, shënon një hap të rëndësishëm për kulturën tonë shqiptare duke kultivuar dhe ruajtur vlerat dhe traditat e mirfillta të kombit shqipëtar.

Ministria e Kulturës do të jep mbështetje të pakusht dhe të pa rezervë për ngritjen dhe ecurin e këtij Institucioni me vlera për të gjithë ne.
Në vazhdim keni edhe biografinë e z.Lumani:
Fatos Lumani lindi në Strugë ne vitin 1983. Kontaktet e para me muzikën i pati që në moshën 11 vjecare, kur mori edhe mësimet e para në instrumentin e kitarës. Në periudhën e viteve 1998-2002 u regjistrua dhe e kreu me sukses shkollën e mesme të muzikës ”Ilija Nikolovski Luj”, paralelja e Tetovës.
Më 2002-2003 F. Lumani konkuron dhe fiton konkursin për të drejtën e studimit në Akademinë e Arteve në Tiranë, Fakulteti i muzikës, specialiteti kompozicion, në klasën e Prof. Thoma Gaqi. F. Lumani diplomohet në 2006 me veprën sinfonike “Simfonieta” dhe mbi bazë të suksesit që tregoi në katër vitet e studimit ai emërohet si pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë 2006/2007 (asistent në lëndët harmoni, kontrapunkt, teknikë seriale) dhe në 2007/2008 ligjërues i lëndës Teknika Aleatorike. Po në këtë vit F. Lumani përfundon studimet master duke mbrojtur temën në analizë forme “Kreshendoja artistike te Ëitold Lutoslaëski”. Në vitin 2017 doktoron me temën “Ndikimi i folklorit në muzikën Simfonike Shqiptare” pranë Qendrës Studimore Albanologjike të Tiranës, në drejtimin e folklorit muzikor shqiptar me mentor Dr.Agron Xhagolli.
Në vitin 2009 – 2013 Fatos Lumani zgjidhet Shef i Programit Studimor “Art Muzikor” në Drejtimin e Muzikës pranë fakultetit të Arteve në “Universitetin Shtetëror të Tetovës” ku dhe sot ligjëron lëndët “Harmoni Analitike” dhe “Analizë Forme”, si dhe ushtron detyrën e Prodekanit për Shkencë në të njëjtin Universitet.
Gjithashtu vlen të përmendet se Fatos Lumani është anëtar i rregullt i “Lidhjes së Kompozitorëve të Republikës së Maqedonisë”. Ai ka marrë si kompozitor disa çmime dhe ka qënë pjesëmarrës në disa festivale, ku ndër ta vlen të përmënden: çmimi i dytë në konkursin ”Çesk Zadeja” në Tiranë (2004) me veprën “Temë Variacionale”, vendi i dytë në konkursin për Himnin e Republikës së Kosovës, që u organizua nga Qeveria e Kosovës në Prishtinë (2008), ka qenë një ndër tre finalistët për çmimin prestigjioz VIRTUOZI në vitin 2013 dhe në vitin 2015 për kompozitorin më të suksesshëm në Republikën e Maqesonisë si dhe Milingona e Artë në vitin 2014 për arritje në muzikën klasike.

Fatos Lumani ka qënë pjesmarrës në një sere festivalesh si; në festivalin ndërkombëtar Remusica në Prishtinë, në Ditët e Muzikës Maqedonase në Shkup, në Festivalin e Krijuesve të Rinj në Tiranë, Koncert i Organizuar nga Lidhja e Kompozitorëve të Kosovës, Skena e muzikës serioze, Vera Tetovare, Vera e Shkupit etj.
Gjithashtu veprat e tij janë luajtur nga një sër ansamblesh prej brenda dhe jashtë vendit si; London City Philharmonic, Filharmonia e Kosovës, Filharmonia e Maqedonisë, Opera e Maqedonisë, Opera e Shqipërisë, Orkestra filharmonike e R.T.SH-së, Filharmonia e Kosovës etj.
Krijimtaria e tij e deritanishme kompozicionale mban brënda saj ndër të tjera edhe veprat e mëposhtme: Metamorfozis për solo violinë ,Cikël Preludesh për Piano, Cikël Vallesh për Piano, Temë Variacionale për katër piano, Suita numer 1, Suita numer 2, Koncert për violinë, Simfoni, Metamorfoza, In memorian D.Es.C.H, Lost Innocence, Simfonieta, Piano Sonata, Trio, Himni për Republikën e Kosoves, Koncert per orkestër, Kantata për Kongresin e Manastirit, Metamorfoza për Orkestër Harqesh, Oratorio Ashk Nebij, Koncert për Piano dhe Orkestër.
Përveç aktivitetit si kompozitor profesionist i muzikës serioze, Fatos Lumani është marrë edhe me aktivitete artistike që i përkasin muzikës së filmit ku ka kompozuar muzikën e filmave Prapa territ, Një rreze mbi Sharr, Opera, I fundit i rilindasve, Përpjekja e Fundit e plakut etj.
Gjithashtu Fatos Lumani ka kompozuar dhe muzikë për teatër për shfaqjet: Shtëpia në Kufi, Dashuri teatër dhe marrëzi të tjera, Çifti i çuditshëm, Vajza kuq e zi, Ushtria e UI Thomasit, Darka e thërrimeve, Gratë etj.
Krijimtaria muzikore e kompozitorit Lumani përveç vlerave të larta artistike dhe profesionale, ka edhe rëndësi të madhe për historinë e muzikës shqiptare në Maqedoni dhe kjo, për arsye se këto vepra janë të para të llojit të vet për muzikën profesioniste shqiptare të krijuar në këto hapësira. Kështu, në kuadër të kësaj mund të përmendim veprën e parë vokalo-simfonike Kantata për Kongresin e Manastirit (2012), Simfoninë e parë (2005), Koncerti Rapsodia për violinë dhe orkestër, Suitat simfonike, cikle pianistike. Koncerti për piano dhe orkestër, Oratorio ASHK NEBIJ etj.