Rrjetet sociale janë ‘çmendur’ pas lansimit të albumit të ri të reperit Big Sean – “I Decided” – në të cilin këndon edhe Eminem duke gjuajtur Donald Trump-in.
 

Duke iu bashkuar Big Sean në këngën “No Favors”, Eminem thotë: “Jam kundër, asnjë qeveri nuk mund të kontrollojë një komando. Njerëzit nuk e duan atë, Trump është një kurvë! Do të bëjë që i gjithë brendi i tij të marrë fund”.
 Big Sean e komplimentoi Eminem-in për performancën. “I Decided” u lëshua të premten.

Kjo nuk është hera e parë që Eminem ka bërë rep për figura politike, pasi më 2009 ai tha në këngën “We Made You” se kishte bërë seks me Sarah Palin.