Vetëm pak më parë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë mes shumë të ftuarve në Gjirin e Lalzit.

Kanë nisur menjëherë të dalin imazhet e para, ku momenti më emocionues ka qenë ecja e Marinës drejt altarit.

Moderatorja e ka humbur të atin kur ka qenë shumë e vogël dhe në altar e shoqëroi djali i tezes.

Pasi iu afruan vendit ku bënë celebrimin, ishte Getoari ai që e mori nusen teksa në duar mbante një buqetë me trëndafila të kuq.