Këngëtarja Enca Haxhia është një nga personazhet më mediatike të showbizit shqiptar.

 

Ajo bie shpesh në sy për provokimet në rrjetet sociale, teksa bujë të madhe bëjnë edhe prurjet e saj artistike.

Mësohet se ajo ka ngritur padi ndaj suplementit rozë të gazetës “Panorama” në Shqipëri, gjersa u ka dedikuar një shkrim mjaft fyes në Facebook gazetarëve që shkruan këtë shkrim.

Ky është postimi i plotë i saj:

 

“Jam e neveritur sesa negativitet, keqdashësi dhe vrer vjellin shqiptaret ndaj njeri tjetrit, njerëzit e vegjël dhe të dështuar nuk do e ta kuptojnë kurrë se nuk ndërtohet suksesi duke hedhur balte mbi atë të tjetrit dhe anasjelltas, nuk mbulohet dielli me shoshë.
Jam e bindur se kam qenë personazhi publik që i ka anashkaluar me së shumti lajmet dashakeqe/ skandaloze/ tendencioze por çdo gjë ka një kufi.
Fatkeqësisht përveç gazetarëve profesionale në Shqipëri, ekzistojnë dhe injorante të zhytur në mut deri në fyt .
See you in court b*tch, you wont be able to feed ur family after this” (shihemi në gjyq k**va, nuk do të keni mundësi për të ushqyer familjen pas kësaj)” (sic.) – përfundon këngëtarja e nevrikosur.