Pas deklaratës befasuese të Noizyt, të bërë disa minuta më parë, ka reaguar edhe këngëtarja Enca, e cila është personi që kreu i OTR i kushtoi një status në nxehje e sipër.

Enca në këtë status shkruan se nuk mungon mirënjohja dhe se nëse është dikush që duhet t’i ngelë qejfi me diçka është ajo, për shkak të meritave të mohuara nga ana e Noizyt.

E revoltuar në statusin e saj, ajo shprehet se nuk e ka “bërë Noizy” të famshme dhe këngëtare, pro se është bërë vetë, me forcat e saj dhe se askush nuk mund ta përjashtojë nga OTR, pasi ajo ka investuar në atë grup. Ndër të tjera Enca përmend edhe marrëveshjen me Universal, për të cilën shprehet se Noizy gënjen në lidhje me atë që ka deklaruar.

Reagimi i plotë i Encës:

“Por një gjë që s’e kam bërë kurrë është të pështyj mbi pjatën ku kam ngrënë, mbi një person që e kam quajtur familje dhe një person që është larguar nga të gjithë duke më mbrojtur dhe suportuar më shumë se kushdo. E dinë miqtë, kolegët, fansat dhe Zoti se mirënjohja dhe dashuria ime s’ka munguar kurrë (ti e di më mirë se të gjithë)
Por një gjë që më dhemb shumë është të më mohohen meritat e mia publikisht (Xing me Ermalin) dhe unë sërish nuk bëra zë, por të kërkova takim privatisht për tu sqaruar si miq, një takim që nuk u bë kurrë .

Intervista ime në Prive në asnjë pjesë nuk ka shprehur mosmirënjohje dhe aq më tepër vrer (siç po bën ti tani) ndaj teje.

A little reminder, I made myself ëith Apotpelqen dhe e bëra veten time me punë vetëm nga ana ime.

Ke qenë ti ai që më ke thënë në makinë :”e urrej kur dikush thotë unë e kam bërë x-in) duke më treguar eksperiencën tënde me dikë që ka qenë në skenë para teje dhe sot je ti ai që e bën këtë gjest të shëmtuar.

Sa për deal ëith Universal, check again sepse unë s’kam qenë kurrë aty me ty dhe ti nuk ke qenë arsyeja e nënshkrimit tim, ndoshta duhet të flasësh me labelin sërish para se të gënjesh.

Dhe e fundit, askush s’mund të më përjashtojë nga diçka në të cilën unë kam investuar vite, energji dhe pasion.

Një njeri që të ka dashur apo respektuar sadopak, nuk i bën këto gjeste në gjaknxehtësi.

Gjithsesi, your goon”