Vazhdojnë premtimet për dislokimin e deponisë në Tetovë mirëpo tashmë disa ditë nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim. Sistemi i ri i mbyllur për ngarkim shkarkimi e mbeturinave që u lëshua një javë më parë në qytetin e Tetovës, funksionon por mbeturinat që janë në deponin e vjetër të qytet vazhdojnë të mbeten aty. Ata janë një problem i madh si për qytetarët që kalojë aty por edhe për banorët e lagjes Dardania. Nga ndërmarrja publike komunale Tetova –Tetovë thonë përsëri se punohet në mbarjen e mbeturinave, njofton Alsat M.

Stacioni i ngarkim shkarkimit funksionon mirë, me disa probleme fillestare të cilët i kemi evituar me bashkëpunëtorët nga Shkupi dhe çdo gjë është në rregull. Të gjitha mbeturinat hidhen në këtë deponi ngarkim shkarkimi por kemi edhe dy kamion të cilët i bartin për në Gostivar. Te deponia e vjetër pastrohet që ajo të pastrohet njëherë e përgjithmonë – deklaroi Nazif Jashari, NPK Tetova- Tetovë.