Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale, në bisedën telefonike janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Erdoğan ka uruar Merkelin me rastin e fillimit të punës së qeverisë gjermane dhe rizgjedhjes së saj në detyrën e kancelares.

Dy liderët kanë riafirmuar vendosmërinë për ta intensifikuar dialogun dhe bashkëpunimin mes Turqisë dhe Gjermanisë dhe kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër migrimit ilegal dhe në lidhje me refugjatët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedës është potencuar nevoja e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, ndërsa është përmendur edhe rëndësia e Samitit të BE-së që do të mbahet në Varna më 26 mars.

Presidenti Erdoğan e ka informuar kancelaren gjermane në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, të cilin Turqia është duke e zhvilluar kundër grupeve terroriste në Afrin të Sirisë.