Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot e akuzoi Izraelin se po e shfrytëzon luftën kundër terrorizmit si arsyetim që ta marrë kontrollin mbi vendet e shenjta në Jerusalem për myslimanët.

Erdogan iu drejtua deputetëve nga partia e tij në Parlament dhe u bëri thirrje myslimanëve që t’i mbrojnë vendet e shenjta, duke e vizituar Jerusalemin në çdo rast ose duke u dërguar ndihmë myslimanëve në këtë qytet.

Ai e përshëndeti vendimin e Izraelit që t’i tërheqë detektorët për metal nga vendet njëjtë të shenjta për hebrenjtë dhe për myslimanët midis hebrenjve si Kodra e Tempullit, ndërsa midis myslimanëve si Haram al-Sharif.

Ai tha se nuk do të pajtohet me masat të cilët i trajtojnë myslimanët të cilët dëshirojnë të bëjnë lutje si “terroristë”.

“Ajo që tani po bëhet është shfrytëzim i luftës kundër terrorizmit si arsyetim për marrje të xhamisë Al Aksa nga myslimanët. Nuk ka shpjegim tjetër për këtë”, tha Erdogan.