Erdogan: Ju tregoj pikën time të dobët në Ballkan

Presidenti i Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të ngushta me vendet mike në Ballkan, porse Bosnja ka një vend të veçantë në zemrat e popullit turk.

“Bosnja ka një vend të veçantë në zemrat e njerëzve tanë dhe në aspektin historik dhe njerëzor. Duke qenë se boshnjakët kanë vuajtur shumë, është dhe plotësimi i një amaneti të Alija Izetbegoviç që mbetet një borxh dhe obligim i përhershëm për mua”, ka thënë Erdogan.

Në një fjalim në Asamblenë Kombëtare të Turqisë, në seancën e parë pas pushimeve, Erdogan deklaroi se do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të ngushta dhe të intensifikojnë bashkëpunimin miqësor me këtë vend, pasuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Erdogan njoftoi gjithashtu se në ditët e ardhshme Turqia edhe më tej do të intensifikojë marrëdhëniet me Rusinë e Katarin, dhe shprehu shpresën në zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e marrëdhënieve në frymën e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

SHPËRNDAJE