Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi sot se do të vendosë sanksione diplomatike ndaj Holandës, ndërsa njoftoi se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Ai bëri të ditur se Holanda ka bërë shkelje me ndalimin e ministrave turq, për të marrë pjesë në tubime me qytetarët turq, në kuadër të fushatës politike që zbaton Ankaranë jashtë kufijve të Turqisë.

Erdogan në fjalimin e tij nuk ka ndalur akuzat as ndaj Gjermanisë, duke e akuzuara atë për mbështetje të terrorizmit.

Një ditë më parë presidenti turk ka akuzuar rëndë Evropën për racizëm dhe për mbështetje të terroristëve, ndërsa Holandën e ka kërcënuar se nuk do të mbetet pa ndëshkime, veprimi i saj për ndaljen e ministrave turq.

“Nëse ju sakrifikoni marrëdhëniet turko-holandeze, do të paguani për këtë. Ne do të vlerësojmë hapat që do të hedhim para dhe pas zgjedhjeve të Holandës dhe do të dalim në konkluzionin se si do të veprojmë. Sepse kjo nuk mund të mbetet pa përgjigje”, ka thënë Erdogan.