Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i cili po qëndron në New York të SHBA-ve në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara (OKB) zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat mes Erdoğan dhe Stoltenberg ka gjatur afërsisht 40 minuta.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Erdoğan ka patur një takim me dyer të mbyllura për median edhe me anëtarin e Asamblesë Përfaqësuese të Minesota-s me origjinë nga Somalia, Ilhan Omar, raporton AA.

Gjithashtu në kuadër të takimeve ne New York, presidenti Erdoğan ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të organizatave hebraike dhe me anëtarët e organizatës “Think -Tank” SETA.