Këto komente të Erdoganit vijnë disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të largohen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe u zotuan se do të vendosin sanksione ndaj Republikës Islamike.
Erdogan i tha presidentit Rohani se vendimi i Uashingtonit, që njëanshëm të largohet nga marrëveshja, ishte gabim dhe u zotua se do të punojë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, raporton agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu.

Irani është furizuesi i tretë më i madh i Turqisë me naftë dhe burimi i dytë më i madh i gazit natyror. Tregtia mes dy shteteve është rritur në vitet e fundit.