Aktrorin dhe moderatorin e njohur Ermal Mamaqi do ta shohim në një tjetër program. 

Ermali do të jetë ndër të ftuarit e parë të emisionit më të ri dedikuar fëmijëve që fillon në Tv Klan.

Këtë lajm e ka dhënë vetë regjisorja e programit ‘Peter Pan’, Vera Grabocka.

Programi i shumëpritur do të fillojë transmetim në datën 19 mars.  Ermali do të vihet përballë pyetjeve të fëmijëve duke treguar një anë të tij që ende nuk e njohim.