Gjatë emisionit të së shtunës mbrëma “Xing me Ermalin” ku ishte e ftuar këngëtarja Bleona Qereti, komediani Mamaqi tha një batutë që prekte moderatoren Luana Vjollca.

Por gjatë ditës së sotme duket se Ermali “ka reflektuar” duke publikuar atë pjesë të insertit në hotel me Bleonën ku flet për Luanën. Krahas videos ai ka shkruar: “Luana Vjollca jemi ende shokë?” 

Nuk dihet cili ka qenë reagimi i Luanës privatisht  për këtë batutë të moderatorit, pasi në videon e publikuar ajo nuk ka shkruar asnjë fjalë, duke të mos reagojë. Të jetë duke i mbajtur qëndrim Mamaqit?