Ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti është shprehur me tone optimiste për qeverinë e re në Maqedoni.

Në emisionin Top-Tema ajo ka theksuar se me ndryshimi e pushtetit është hapur debati në Parlamentin e Maqedonisë dhe qytetarët tashmë janë të lirë të bëjnë vlerësime reale dhe të drejta.

Lidhur me anketën e fundit dhe besimin që popullata shqiptare i jep kryeministrit Zoran Zaev, ajo thekson se kjo është pasojë e humbjes së besimit tek blloku shqiptarë dhe qasjes së gabuar ndaj shqiptarëve të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.