Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni sot e shpalli konkursin e 15-të për çmimin “Zhan Mone” për arritjet më të mira në mbulimin e temës “BE-ja për TY?”, përcjell Fol.

Çmimi do të ndahet në kategoritë: storja më e mirë gazetareske (për storje të publikuara në mediat e shtypura/apo në internet) fotografia më e mirë raportuese (për fotografi të publikuara në mediat e shtypura dhe/apo në internet) dhe fotografia më e mirë amatore.

Krijimtaritë të cilat do marrin pjesë në këtë kategori janë storje autoriale me temë: “BE-ja për TY?”, të publikuara në gazetat kombëtare, revista dhe ueb faqet, në periudhën mes 20 nëntorit të vitit 2016 dhe 19-të nëntorit të vitit 2017.

Storjet duhet të ndërlidhen me temën “BE-ja për TY”, të jenë të publikuara në periudhën mes 20 nëntorit të vitit 2016 dhe 19 nëntorit të vitit 2017 dhe të nënshkruhen me ermin e vërtetë të autorit, i cili duhet të jetë shtetas i Maqedonisë.

Kopje prej storjeve gazetareske në pdf format digjital, së bashku me deklaratë në formë të shkruar, të nënshkruar nga autori, me të cilin garanton se ai/ajo është autor i storjes, duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected] më së voni deri më 20 nëntor të këtij vitit në orën 18.

Ndarja solemne e çmimeve do të mbahet më 14 dhjetor të këtij vit. /Fol/