Është vikend, ja pse duhet të ngisni biçikletën

Biçikleta është një nga mjetet e transportit, e cila ka një sërë dobish jo vetëm të shëndetshme për organizmin, por dhe financiare për buxhetin tuaj.
 

Për të gjithë ato që mund të përdorin biçikletën do të kenë këto të mira shëndetsore si;

Do të jeni më të shëndetshëm

Lëvizja me biçikletë është një nga aktivitet aerobike më të këndshme dhe më të shëndetshme, e cila, nëse praktikohet rregullisht, ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e peshës së tepërt. Shumë njerëz që dëshirojnë të humbin peshë mendojnë se mënyra më e mirë për të arritur këtë është të dalin jashtë dhe të vrapojnë. Megjithatë, ngasja e biçikletës është shumë më efikase dhe e shëndetshme sepse ruhen gjunjët dhe zvogëlohet rreziku i lëndimit të ligamenteve, ndërsa djegia e kalorive është pothuajse e njëjtë.

Stimulon zemrën dhe mushkëritë

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët ngasin biçikleta shfrytëzojnë 10 herë më shumë oksigjen se sa ata që rrinë ulur para televizorit në të njëjtën periudhë, transmeton Koha.net. Angazhimi i rregullt në këtë lloj rekreacioni do t’ju ndihmojë që të forconi sistemin tuaj kardiovaskular, duke bërë të mundur që zemra dhe mushkëritë të punojnë në mënyrë më efikase me shfrytëzimin më të shpejtë të oksigjenit kur është e nevojshme.

Me buzëqeshje në fytyrë

Madje, edhe në qoftë se ndjeheni keq dhe të stresuar, pas disa kilometrave të ngasjes humori juaj do të ndryshojë. Aktivitet fizike lirojnë endorfinën (hormonin e lumturisë), i cili ju ndihmon që të luftoni stresin dhe ju bën të lumtur. Dhe në qoftë se ju zgjidhni që të ngisni biçikletën në natyrë apo përgjatë ndonjë lumi, në shoqërinë e partnerit apo miqve, në fund të ditës ju nuk do të mund të hiqni buzëqeshjen nga fytyra juaj.