Shefi i Facebook ka thënë se 2018-ta ka qenë “vit intensiv” për firmën e tij.

Por Mark Zuckerberg gjithashtu ka shfrytëzuar mundësinë për të zbuluar një aplikacion për takime në vargun e disa produkteve të reja në konferencën vjetore për zhvilluesit F8 në San Jose të Kalifornisë.

Ai i ka thënë audiencës se një tipar për takime, por duke pasur parasysh problemet e sigurisë, do të lansohet ‘së shpejti’.

Kompania nuk mund ta përballojë edhe një skandal të sigurisë së të dhënave, derisa ende është duke vazhduar ‘super skandali’ i quajtur “Cambridge Analytica”.

“Janë 200 milionë njerëz në Facebook që e listojnë veten si të vetëm (single)”, ka thënë Zuckerberg.

Pas këtij deklarimi, aksionet e Match Group, i cili ka nën pronësi aplikacionin më të famshëm për takime, Tinder ka rënë më shumë se 23 për qind.

Zuckerberg ka thënë për aplikacioni e takimeve: “Ne e kemi ndërtuar këtë duke pasur parasysh privatësinë e sigurinë në që nga fillimi”.