Gjigandi i medias sociale është gjithmonë duke ‘shpiku’ apo krijuar mjete të ndryshme për të lehtësuar jetën tonë të përditshme

Sipas TechSot.Al, mjeti i ri i Facebook është gjetja e vëndeve me wi-fi, apo internet wireless, që ofrohet publikisht, pra pa kod.

facebook-do-tu-ndihmoje-te-gjeni-wifi-publik

Facebook nuk ka bërë akoma të ditur më shumë të dhëna rreth këtij mjeti, por TechSot.Al ka mësuar se do kjo risi do të jetë si pjesë e aplikacionit të Facebook në smarftona.

Sipas të dhënave deri më tani, kjo nuk duket si më shumë se një mjet që thjesht shfaq vëndet ku ka internet publik. Pra nuk besojmë se ka ndonjë veçori ndryshe nga aplikacione të tjerë që tregojnë se ku ka internet wireless publik.