Lideri i Lobit Botëror Shqiptar, Fatlum Rushiti ka deklaruar për Dallas Morning News që integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa prekshëm dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët.

“Nëse Serbia çetnike kolonizatore dëshiron bisedime me Kosovën duhet të përmbush dy kërkesa jetike: kthimin e territoreve të okupuara shqiptare: Luginën e Preshevës, Nish, Tregu i Ri, Vranje, Leskovac, Kurshumlija dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës e pastaj mund të bisedohet për normalizmin paqësor midis dy vendeve. Kufijtë aktual të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, janë sanksionuar me aktin e shpalljes së pavarësisë së saj, me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, me njohjen e 115 shteteve të botës, prandaj askush nuk guxon t’i nëpërkëmbë këta kufij për qëllimet e çmendura të Serbisë çetnike kolonizatore,” shprehet kreu i LBSH-së.

Fatlum Rushiti u bën apel publik Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që ta ndryshojnë diskursin diplomatik defanziv e të praktikojnë diplomaci dinjitoze ofanzive kundër armiqve sepse shqiptarët janë në rrugën e drejtë të historisë.