BDI në komunën e Zhelinës për herë të parë pas tetë viteve do të vazhdojë të jetë në opozitë në këshillin komunal të Zhelinës. Rezultatet e para pas rrethit të parë tregojnë se   tashmë përfundimisht filloi rrënimi i BDI-së edhe në komunën e Zhelinës. Me gjasë ky rrënim do të vazhdoj edhe me 29 tetor  për vetë  faktin se  kryetari aktual që numron javën e fundit ka humbur mbështetjen popullore, pas keqpërdorimeve të shumta që kanë ndodhur gjithë këto vite sa ai ka menaxhuar me këtë komunë. Nga ana tjetër koalicioni i arritur në mes dy subjekteve politike në nivel qendror Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët për rrethin e dytë zgjedhor është garancë se tashmë “Doki”, nuk ka shanse minimale të kthej rezultatin në favor të tij dhe se shifet qartë se edhe ai ka filluar ta ndjej humbjen dhe për çdo ditë ka filluar të duket shumë nervoz.

Duhet përmendur se Izairi, për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur edhe mezi fitoi nga kundërkandidati i atëhershëm i PDSH-së, edhe atë falë blerjes masive të votave, ushtrimit të presionit mbi gati gjithë sipërmarësit e Komunës së Zhelinës, arsimtarët dhe të punësuarit në administratën shtetërore, kësaj rradhe do ta ketë shumë rëndë, sepse qytetarët janë çliruar nga frika dhe tani e kanë shansin historik ta dënojnë me votën e tyre jo vetëm Fatmir Izairin, por edhe BDI-në ashtu siç vepruan më 11 dhjetor dhe 15 tetor kur në rastin e parë e përgjysmuan  këtë “bandë” kriminale nga 20 në 10 mandate, kurse në rastin e dytë ia morrën këshillin e komunës së Zhelinës duke e lënë, mezi tetë këshilltarë, kundrejt 11 tjerëve sa ka koalicioni Aleanca me Besën. /Fol/