1. Presidenti Ivanov e shkeli Kushtetutën. A ka mundësi të fillojnë procedura ligjore për shkarkimin e tij? 

– Presidenti Ivanov edhe pse ishte i obliguar ti jepte mandatin partisë që mbledh mbi 61 nënshkrime ai ja mohoi këtë te drejte kushtetuese, me arsye të platformës shqiptare e cila në fakt nuk është dokument zyrtar shtetërorë e as platformë për marrjen e mandatit. Ky njeri që veten e quan President duket qartë se është një fanatik i regjimit i cili për dy mandate ja siguroi karrigen e presidentit. Ai duhet të japë llogari për krizën që po shkakton kohët e fundit.

2. Çfarë hapash duhet të ndërmerren për tejkalimin e krizës kushtetuese dhe politike?

– Hapat konkret për tejkalim të kësaj krize politike e institucionale duhet ti merr kryetari i LSDM_së Zoran Zaev. Shqiptarët e kanë përfunduar punën e tyre. Ai kërkoi nënshkrime për marrjen e mandatit dhe këtë përkrahje e gjeti te shqiptarët. Ne do ta përkrahim secilën iniciativë për rrëzimin e regjimit!
 

3. A do të konstituohet Parlamenti i Maqedonisë?

– Parlamenti e ka detyrim konstituimin. Maqedonia është shtet parlamentarë dhe të gjitha vendimet i sjell parlamenti edhe vendimin për zgjedhje të reja. Gjithsesi parlamenti do te konstituohet!
 

4. Si mendoni, Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të reja apo ende ka mundësi për krijimin e qeverisë?

– Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhja e problemit. Maqedonia duhet te formojë qeveri politike e reformuese e cila për qasje të saj do të ketë reformat në shumë fusha dhe përmirësimin e standardit jetësorë! Ne mendojmë se duhet të ndërmerren të gjitha hapat e duhura e të krijohet qeveria sa me shpejt!
 

5. A do të hyjnë në një qeveri eventuale të gjitha partitë shqiptare në vend?

– Pjesëmarrjen në qeveri nuk e shohim si qëllim. Aleanca për Shqiptarët qysh para zgjedhjeve ka thënë se ne do bëjmë çmos që kësaj radhe në Maqedoni të mos flitet për kërkesa por për kushte të cilat i kemi vendosur dhe të cilave do ju qëndrojmë deri në fund! Aleanca për Shqiptarët mendon se nuk është problem për neve të marrim përgjegjësitë që na takojnë qoftë edhe me pjesëmarrjen aktive e direkte në dikasteret qeveritare, por gjithsesi nuk është e domosdoshme.

6. A do të vazhdojë VMRO-ja me protestat dhe me manovrat për pengimin e një qeverisjeje të re?

– VMRO është parti e inkriminuar dhe e kontrolluar nga disa individë të cilët do mundohen të bëjnë gjithçka të mundshme për të ruajtur veten nga dhënia e llogarisë para qytetarëve. Si do që të bëhet, qytetarët janë të vendosur për perspektivën evropiane dhe kjo nënkupton dhënien llogari për të gjitha hapat për të cilat dyshohen.
 
 7. A ka rrezik prej eskalimit të konfliktit ndëretnik?

– Konfliktet ndëretnike ne Ballkan kanë marrë fund. Regjimi do të mundohet të krijojë përshtypjen se ka probleme ndëretnike por qytetarët e kanë kuptuar definitivisht se po përdoren për qëllime kriminale ne favor të disa grupeve të caktuara!

8. Si e vlerësoni rolin e faktorit ndërkombëtar? A reagojnë në mënyrë adekuate përfaqësuesit e BE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare?

– Bashkimi europian dhe SHBA_të, por edhe organizata tjera ndërkombëtare kanë qenë në vazhdimësi për krijimin e kushteve të domosdoshme për arritjen e barazisë dhe mirëqenies ne Maqedoni. Të gjitha deklaratat që i kemi dëgjuar deri tani kanë qenë në favor të lirisë demokracisë dhe drejtësisë dhe kujtdo që nuk i pëlqejnë këto deklarata shifet qartë se nuk është për avancimin e të drejtave të qytetarëve dhe krijimin e kushteve te barabarta për një jetë me dinjitet në drejtim të integrimit në familjen e kombeve të civilizuara te Bashkimit Europian.

Fatmir Zimberi – përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët për Obshtevsto.Net