FC BESA nga Cellopeku i Tetovës, përfaqëson Maqedoninë në njërin nga turnetë më të medha botëror për grupmoshat e reja “Norway Cup 2017”, qe do të mbahet nga data 29.07 deri 05.08.2017 në Osli të Norvegjise. Stërvitja e fundit me të dy grupmoshat U13 dhe U15 ,sot u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë, njëherit ishte edhe prezentimi i ekipit dhe promovimi i pergaditjes se re sportive para mediumeve. Ekipi qe udhehiqet nga profesor Nasuf Latifi dhe ndihmesi i tij Idriz Idrizi niset për në Oslo me date 27.07.2017 Dita e Ejnte, pasiqë nga dita e Shtune edhe zyrtarisht fillon turneu. Shfrytezojme rastin që publikisht të falënderojmë të gjithe ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti./fol.mk