Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, të shtunën, më 17 shkurt, në Prishtinë, do të mbahet turneu ndërkombëtar në boks.

Në këtë festë shtetërore do të marrin pjesë edhe dy boksierë të reprezentacionit nga Maqedonia, Lulzim Ismaili (69kg) dhe Denis Muharemovski (64kg).

“Në Prishtinë kemi ardhur pak më herët me qëllim të shijojmë atmosferën e festës për pavarësinë e Kosovës. Është kënaqësi e madhe të jesh në Prishtinë, qyteti është mbushur me flamuj. Thjeshtë zemra të bëhët mal. Sa I përket boksit mund të them se jemi mirë të përgatitur dhe presim fitore”, tha për Lajm, Faton Salihu, trajner i reprezentacionit të Maqedonisë në boks.

Meçet mbahen në palestrën e sporteve në Prishtinë, ndërsa fillojnë prej orës 12:00.