Klasifikimi i ri i tenisit botëror të meshkujve e ka rishkruar një faqe të historisë së sportit emocionues.

Për herë të parë pas 14 vjetësh, mbreti Federer i konsideruar si sportisti më i mirë në histori në këtë disiplinë, ka dalë jashtë 10 vendeve të para.

Zvicerani që ndodhet në “pit stop” që prej muajit Korrik për shkak të një dëmtimi pasi humbi gjysmëfinalen e Wimbledon-it kundër Raonic, ka rrëshqitur në vendin e 16 në renditjen e ATP. Federer rezistoi për 736 javë me radhë mes 10 tenistëve më të mirë të globit, por dalja e tij ishte e parashikueshme.

Vetë sportisti helvetik ka bërë të ditur se do të rikthehet në fushë në vitin 2017. Problemi më i vështirë për Roger Federer tani do të ketë një ngjitje të vështirë pasi do të përballet me shorte të komplikuar dhe rrezikon të luajë me më të fortët që në fazat e para të turneve. Jo krejtësisht e lehtë për një 35-vjeçar, edhe me klasin e tij.