Hip hop ylli, Capital T është pa dyshim një prej emrave më atraktiv të skenës muzikore shqiptare.

Reperi i cili është ‘single’ atrakton një numër të madh të adhurueseve.

Në prapaskenë të koncertit të tij në Diamonds Club në Ferizaj ai është parë duke u fotografuar me një numër femrash.

Këtë e ka konfirmuar 2po2, i cili e shoqëroi nipin e tij në këtë koncert dhe ku shprehu “brengën” e tij se Kapo po shkyhet nga femrat.

Capital T ka shijuar një sezon jashtëzakonisht të suksesshëm me shumë koncerte spektakolare.