Pas takimeve veç e veç të përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë me Federica Mogherini, tashmë ka filluar takimi i përbashkët, i cili po zhvillohet nga nivelet më të larta të këtyre dy shteteve me ndërmjetësimin e BE-së.

Ky takim është vazhdim i bisedimeve që filluan një javë më parë dhe po zhvillohet ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa dhe përfaqësuesve nga Serbia, presidentit Tomislav Nikoliq dhe kryeministrit Aleksander Vuciq, shkruan Indeksonline.

Në këtë raund të bisedimeve pritet që të bisedohet për zgjedhjen e çështjes së murit të ndërtuar në Veri të Mitrovicës. Gjithashtu, pritet që Thaçi të dorëzojë një letër me shkrim ku kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia. Mirëpo, përfaqësuesit e Serbisë e kanë mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk do lejojnë që të bisedohet diçka e tillë, duke theksuar se ata do shtrojnë kërkesën për formimin e komunave serbe./Indeksonline