Ballina Sport Fitore e çmendur e Liverpoolit

Fitore e çmendur e Liverpoolit

Liverpooli e ka fituar kryederbi anglez i kësaj fundjave duke mposhtur Evertonin, me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 14-të të Premier Leagues.

Ballafaqimi mes “The Reds” dhe Evertonit, ka prodhuar lojë mjaft të mirë, me raste nga të anët, sidomos nga nikoqirët, derisa finish ishte tejet dramatik, raporton RTKlive.

Nikoqirët fituan këtë përballje falë golit te Origit, i cili shfrytëzoi pakujdesinë e portierit mysafire në minutën e 90+5’, duke ndezur stadiumin “Anfield”.

Në radhët e skuadrës së Jurgen Klopp, titullar ishte edhe shqiptari Xherdan Shaqiri, i cili bëri paraqitje të kënaqshme, derisa u zëvendësua në minutën e 71-të me Naby Keita.

Liverpool edhe pas javës së 14-të mbetet i pamposhtur në ishull, ndërsa renditet e dyta me 36 pikë, dy më pak se lideri i tabelës, Manchester City, kurse, Everton zë vendin e gjashtë me 23 pikë.