Me kendimin e këngëve patriotike maqedonse dhe thirrje ofenduese kundër qeverisë po zhvillohet protesta para kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimit të emrit. Protesta u thirr nga grupi i tifozëve Komiti, grup i afërt me politikat e qeverisë së kaluar, Vmro-Bdi. Protestuesit kanë ndezur fakele dhe fishekzjarre, kurse dëgjohen edhe detonime, transmeton Gazeta Lajm. Shumë prej tyre janë persona në moshë ka raportuar Tv1. Për momentin nuk vërehet ndonjë tentim për hyrjen e tyre në Kuvend.