VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit ka reaguar për vdekjen e babait dhe të birit nga Gostivari për të cilën të mërkurën kanë informuar nga Klinika Infektive e Shkupit. Nga partia e Gruevskit thonë se ky rast tragjik është si pasojë e mos kujdesit dhe joaftësisë së Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Madje ato pikërishtë duke u thirrur në këtë rast kanë kërkuar dorëheqjen e Travarit nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë, njofton Zhurnal.mk

Në një prononcim ekskluziv për Zhurnal.mk ministri Arben Travari i cili ndodhet për një viztë zyrtare në SHBA thotë se situata është në kontroll dhe nuk ka vend për panik.

“Do isha shumë i lumtur që të kisha në dorë të ndaloja epidemitë, të çudisja gjithë botën shkencore, dhe vetëm me një Hokus Pokus të zhdukja infeksionet sa hap e mbyll sytë. Nuk mendoj se është momenti për hamendësime dhe supozime jashtë parametrave shkencorë. Ripërsëris me përgjegjësi të plotë se kemi bërë gjithshka që duhet, duke çuar analizat në dy laboratore, kemi qënë dhe jemi transparent në të gjitha veprimet tona, gjithashtu të hapur ndaj çdo kritike konstruktive. Situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Ju kujtoj që nuk është as etike dhe as njerëzore që vdekjet të shfrytëzohen politikisht. Nëse këto të fundit do të ndaleshin nga dorëheqja ime, do isha i privilegjuar të ikja menjëherë nga posti që kam”, thekson Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë për Zhurnal.mk

Ai thotë se e gjithë kjo nuk i ndihmon situatës në të cilën ndodhemi dhe shprehë ngushëllime për familjet e të ndjerëve.

“Më besoni se kjo nuk ndihmon aspak situatën në të cilën ndodhemi. Shpreh dhe njëherë ngushëllimet e mia për familjet e të ndjerëve, dhe zotohem se së bashku me ekipin tim,do të jemi në linjën e frontit për të shmangur sa më shumë tronditje të tilla, ende të pa evitueshme fatkeqsisht nga bota e shkencës”, nënvizon ministri Taravari.