Kompania automobilistike Ford Fiesta sot festoi 40-vjetorin e ekzistencës së saj në treg. Drejtori i përgjithshëm i Mi-da Grand Motors  për Maqedoni, Driton Zairi, tha që me rastin e 40-vjetorit, Ford Fiesta organizoi një lojë shpërblyese. Kjo lojë përfshinte kërkimin e veturës Ford më të vjetër të prodhuar, meqenëse interesimi ishte shumë i madh tha Zairi, arritën ta gjejnë veturën e prodhuar pikërisht në vitin 1979, domethënë vetëm 3 vjet nga krijimi i kësaj kompanie.

“Sot ne në Ford Mi-da Grand Motors festojmë si e gjithë bota, në industrinë automobilizmit 40 vjetorin e Ford Fiestës, ku ne bëmë një lojë shpërblyese…Fiesta ka filluar me prodhim diku prej vitit 1976. Ideja jonë e cila ishte unike për gjithë tregjet e botës, për ta gjetur veturën më të vjetër, të prodhuar në tregun tonë dhe pas disa muajsh kërkim në Facebook dhe në media tjera arritëm ta gjejmë Fiestën më të vjetër të prodhuar në 1979”, ka deklaruar Driton Zairi, drejtor i Përgjithshëm i Mi-da Grand Motors .
Driton Zairi më tutje tha që klienti që e posedon këtë makinë do ta rimarrë atë të riparuar përfshirë këtu ngjyrosjen, riparimin e motorit, ndërrimin e gomave e kështu me radhë, e gjithë kjo njoftoi ai, do të bëhet brenda 40 ditëve.

Në anën tjetër, menaxheri Kire Llutevski, tha që Ford Fiesta ka arritur të marrë vëmendjen e shumë klientëve duke e bërë atë, ndër brendin më të shitur në Maqedoni por edhe në Evropë për këto 40 vjet.

“Ford Fiesta tani ka pësuar një rritje, është më komforte, më e sigurt dhe prezantohet si makinë shumë e pëlqyeshme nëpër gjithë Evropën, duke fituar kështu epitetin e më të shiturave gjatë këtyre 40 viteve në Evropë dhe Maqedoni, shpresoj që nga 2017-ta do të vazhdojmë edhe me suksese të reja”, tha Kire Llutevski, menaxher.
Gjithashtu nga kjo kompani bëjnë të ditur se, në muajin prill do të dalë në treg edhe fiesta e re 2017.
Emine Ismaili /SHENJA/