Në vazhdën e komenteve të ndryshme rreth zhvillimeve politike në vend që po bën ndërmjetësi belg në bisedimet mes katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, Peter Van Haute, është edhe komenti në lidhje me vendimin e  BDI-së për tërheqjen e ministrave të saj.

Ai në rrjetin social twitter ka ironizuar me vendimin e partisë shqiptare duke shkruar: “Dhe çka rreth BDI-së? Kur i harxhohet çokollata del nga Qeveria”.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e BDI-së dhanë dorëheqje nga posti i tyre në Qeverinë e Maqedonisë.