Ka disa momente në jetën e një gruaje kur ajo është më e ndjeshme se kurrë më parë.

Këtu mund të flasim edhe për momentet menjëherë pas lindjes, që më së miri shfaqen përmes një fotografie që ka pushtuar internetin së fundmi.

Shkrimtarja Jill Krause nga Teksas, postoi në rrjet imazhin e një infermiereje që ndihmonte në tualet një grua, pak çaste pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Bashkë me foton, Krause postoi edhe një mesazh me fjalë vlerësuese për punonjësit e spitalit, të cilët e ndihmuan atë që të sillte në jetë 4 fëmijë.

Për pak kohë kjo fotografi mori dhenë dhe shumë gra filluan të tregonin historitë e tyre personale, se çfarë do të thotë të kesh një infermiere që të ndihmon kur lind fëmijë.

Vetë shkrimtarja Krause, ndër të tjera shkruajti: “Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e infermiereve që me ndoqën në tualet pasi linda çdo fëmijë. Në atë moment isha kaq e pambrojtur, e lodhur, e trembur, e tronditur. Ato më trajtuan me kaq mirësi dhe dinjitet”