Ballina Teknologji Franca ashpërson sistemin e paralajmërimit në rrjetet sociale

Franca ashpërson sistemin e paralajmërimit në rrjetet sociale

Ministria franceze e Punëve të Brendshme njoftoi sot se ka në plan të rrisë sistemin e paralajmërimeve në rrjetet sociale, për të njoftuar publikun për një kërcënim të menjëhershëm, të tillë si një sulm terrorist.

Që nga qershori, paralajmërimet e ministrisë për këto lloje rreziqesh do të kenë përparësi kur bëhet fjalë për postime në Twitter, Facebook dhe Google, si dhe në transportin publik francez dhe televizion.