Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e më shumë se 12,000 njerëzve në qyetin bregdetar kodrinor të Cote d’Azur teksa zjarret mbizotëronin për të tretën ditë radhazi në brigjet e Mesdheut. Një vatër e re zjarri nisi dje në pyjet e La Londe-Les-Maures para se të zgjeroheshin nga erërat jugore në Bormes, një qytet i njohur turistik i rrethuar nga pyje e pemë.
E përditshmja lokale Var Matin raportonte se 12,000 u detyruan të strehoheshijn në palestra dhe kampinge. Kreu i emergjencave Eric Martin tha se rreth 600 zjarrfikës po përpiqeshin të ndalonin fklakët në rreth 1,300 hektarë toka e pyje.

Aeroporti i Toulon, u mbyll përkohësisht të mërkurën, ashtu si deh fortesa Fort de Bregancon, e cila gjendet në shkëmbinjtë e brigjeve të Bormes. Zjarret e bregdetit mesdhetar të Francës kanë nisur prej të hënës dhe flakët kanë arritur deri në Saint-Tropez. Më tej në lindje, përforcime janë dërguar në Artigues ku tashmë janë djegur 1,700 hektarë.