François Fillon fitoi 69,5% të votave përballë Alain Juppé, i cili mori 32,6% të votave, njoftoi Anne Levade, presidentja e Autoritetit të lartë të zgjedhjeve praprake, e cila do t’i përditësojë rezultatet gjatë mbrëmjes.
Këto shifra bazohen në numërimin e 8.081 qendrave të votimit. Numri i votuesve nuk dihet ende, por mund të jetë më i lartë se ai i turit të parë.
Fillon arriti të siguronte 52,3% të votave të francezëve jashtë vendit me anë të votimit elektronik, kundrejt 47,7% të votave që mori Alain Juppé.
François Fillon do të jetë kandidati i së djathtë dhe të qendrës në zgjedhjet presidenciale të 2017, me shumë shance për t’i fituar ato përballë përçarjes së të majtës.