FSHF ka zgjedhur Juxhin Xhajën si gjyqtar të vitit. Edhe pse është një nga arbitrat më të kontestuar në Kategorinë Superiore, nga shumë klube shqiptare, FSHF e ka zgjedhur 27-vjeçarin si “xhaketën e zezë” më të mirë të këtij viti. Kujtojmë që në tetor, Xhaja mori edhe stemën e FIFA-s, bashkë edhe me arbitrin tjetër, Eldorjan Hamitin, të cilët zëvendësuan Andi Koçin dhe Lorenc Jeminin.