Sipas një sondazhi të kryer nga prestigjiozi “ YouGov”, gati 64 për qind e gjermanëve nuk duan që Angela Merkel të rizgjidhet kancelare.

 

Ndërkohë, Social Demokratët (SPD) duket se janë ata që udhëheqin sondazhet, pavarësisht parashikimeve se popullariteti i tyre ishte në rënie.

Sondazhi i publikuar të hënën tregon se, nga dy të tretat e gjermanëve janë  të pakënaqur me Merkelin,  42 për qind e duan jashtë zgjedhjeve, ndërsa 22 për qind thanë se ishte një ide e mirë  të zgjidhnin një udhëheqës të ri.

Nga ana tjetër, vetëm 8 për qind, kërkojnë me forcë që Merkel të rizgjidhet  si kancelare, duke konfirmuar se 2 nga 3 gjermanë kërkojnë largimin  e saj.

Kancelarja ka qenë në pushtet për 12 vjet, shkruan “RT” .