Ballina Gastronomi Fundjava është e lezetshme vetëm me qofte viçi

Fundjava është e lezetshme vetëm me qofte viçi

Përbërësit

500 gr tul viçi

2 copa të bukës

4 lugë qumësht

40 gr djathë

2 lugë majdanoz

2 thelpinj hudhre

20 gr parmixhan i grirë

2 vezë

120 gr bukë e thërmuar

150 ml vaj

kripë

Biber i zi

Hapat

Vendosni bukën në një pjatë, lageni me qumësht dhe shtyrdheni që të eliminoni lëngun e tepërt.

Trazojeni mishin, bukën, parmixhanin, majdanozin, hudhrën dhe vezët në një pjatë të madhe.

Hidhni kripë, e biber të zi, ndajeni këtë masë në toptha sa një arrë, shtypini lehtë dhe kalojeni në bukë të thërrmuar.

Nxeheni vajin në një tenxhere të madhë, në zjarr mesatar dhe fërgojini qoftet për 5-7 minuta derisa të bëhen mirë dhe të marrin ngjyrë.

Ju bëftë mirë!