Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një motoskafi me migrantë në Detin Mesdhe në provincën turke të Antalyas, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ka ndodhur në pellgun e qarkut Demer ndërsa Roja bregdetare turke dhe peshkatarët shpëtuan 5 migrantë të aksidentuar.

Përveç trupave të 9 migrantëve të vdekur, ekipet e shpëtimit po kërkojnë të paktën edhe një person të zhdukur.

Hetimet rreth rastit janë në vazhdim.