Shqiptaret nuk do te pranojne te quhen Gornimakedonci apo Novimakedonci!

Gafurr Adili

Drejtuar:
– Ndermjetesuesit te OKB-ve,
Z. Matiw Nimetz;
– Gjithe opinionit kombetar e nderkombetar, si dhe gjithe masmediave te shkruara e vizive shqiptare.

Z. Matew Nimetz

FYROM nuk eshte shtet unitarist, por eshte shtet multietnik.
Ne FYROM, krahas maqedoneve, bullgareve, serbeve, grekeve etj.,
jetojne edhe shqiptare, turqe dhe…
Madje, nese ne FYROM do te behej nje regjistrim i popullsise me monitorim nderkombetar, Ju dhe e gjithe bashkesia nderkombetare do te bindeni se shqiptaret do te dalin shumice absolute.

Prandej, Z. Matew Nimetz, jeni i lutur qe kete gje ta keni parasysh dhe ne asnje rast te mos gaboni qe, ne emertimin e ri te FYROM-it, FYROM-in ta emertoni me ndonje emertim qe i diskriminon shqiptaret, siç kemi degjuar per disa propozime, si: “Gorna Makedonija”, “Nova Makedonija” etj., dhe ku, qytetaret e kesaj “Gorna Makedonija” (“Maqedonia e Eperme”) apo “Nova Makedonija” (“Maqedonia e Re”) etj., do te quhen “Gorni Makedonci” apo “Novi Makedonci” etj.; sepse, shqiptaret me asnje çmim nuk do te pranojne qe te quhen Gornimakedonci apo Novimakedonci.

Dhe, me kete rast, nese do te veproni kunder vullnetit te shqiptareve (shumice ne FYROM), nuk e keni zgjidhur problemin e FYROM-it, perkundrazi…., e keni thelluar edhe me shume, aq shume sa, shqiptaret do te jene te detyruar te kerkojne nje rrugezgjidhje tjeter, rrugezgjidhje kjo qe, per mendimin t’im, do te ishte me pasoja shume te renda, jo vetem per Ballkanin, por edhe me gjere…..

Me respekt e konsiderata te larta,
Mr. Gafurr Adili