“Kultura nuk njeh kufi”, theksoi mbrëmë Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA, në emisionin “Diplomaticus” të TV News24, duke e dhënë lajmin aq të pritur për integrim të Kulturës shqiptare.

Ai shtoi se: “Derisa ne nuk njohim kufij bashkëpunimi me shtetet fqinje të tjera, por edhe me vendet e tjera, e kemi detyrim kombëtar që të ngremë ura bashkëpunimi për integrim ndërkulturor shqiptar.”.

Sipas tij panairet, festivalet dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta do të jenë lajtmotiv i drejtimit të këtij dikasteri nga Lëvizja BESA./Lajmpress