Gazetari dhe analisti i njohur Andi Bejtja ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një foto mjaft domethënëse e të veçantë.

Ai shihet i fotografuar me bashkëshorten e tij dhe partneren aktuale dhe e ka shoqëruar foton me titull dhe koment mbi situatën politike për të mos u larguar nga profesioni, edhe pse notat janë paksa ironike.

“Kontribut për konsensusin. Sot dua të kontribuoj konkretisht për paqen dhe konsensusin. Ja ku jam me gruan dhe ish-gruan. Jam PPE e vërtetë”, ka shkruar Bejtja.