Nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa kur partneri ynë në gjumin më të thellë dhe më të ëmbël na zgjon me gërhitje.

Shumica e çifteve kanë problem me gërhitjen, mirëpo edhe me pakënaqësinë e partnerit i cili për këtë shkak nuk mund të fle gjumë.

Fatmirësisht shkencëtarët konstatojnë që me vendosjen e thjeshtë të bimës së caktuar në dhomën e gjumit mund të pengohet gërhitja, transmeton Telegrafi.

Gjykuar sipas hulumtimit të tyre, bima e ananasit, mund të jetë zgjidhje për gjumin e tmerrshëm.

Ekspertët e NASA-s theksojnë që kjo bimë prodhon më shumë oksigjen dhe përmirëson cilësinë e ajrit gjatë natës – dhe në atë mënyrë ndihmon gjumin e mirë dhe të qetë.

Në rast që nuk keni problem me gërhitjen, kjo bimë do t’ju sigurojë gjumë cilësor, por edhe do të zbukurojë hapësirën jetësore me elegancën tropikale.