Të nderuar shok,miq,familjar,qytetar të qytetit të Kumanovës,Llopatit,Çerkezit,Rramanlis ju rini shum e rrespektuar, dalngadël po afrohet fundi i fushatës parazgjedhore na kan mbetur edhe pak dit Aleanca Për Shqiptarët sigurisht që ka qen shembull i mirë se si zhvillohet një kampanj politike e qetë,pa ofendime pa nënçmime pa përçarje mbrenda shqiptarëve,një kampanj politike ashtu si i ka hije Shqiptarëve ashtu si e meritojnë shqiptarët e Kumanovës.
Un mendoj se në këto zgjedhje po i vie fundi individëve apo partive politike që tani e 16 vite na kanë nënvlersuar, nënçmuar,përbuzur besimin tonë.

Besoj fuqishëm që ka ardhur koha që me skenën politike të udhëheqin njerëz të sinqert,serioz,intelektual,prefesionalist familjarë mbi gjitha njerëz me Dije dhe Guxim
Mbasi jeni nē prag të zgjedhjeve lokale ju tutem te gjith qytetarëve që të tregojm një pjekuri politike,duke dënuar politikat që kanë bërë ndarje drrastike të qytetit të Kumanovēs, duke e shëndrruar atë në dy zona edhe atë BARDH E ZI.

Sigurisht që të gjith e din se ajo zon e zezë quhet zona apo lagjet ku jetojn shaiptarët.
Për vitin 2017 30.000.000.(tridhjet miljon euro) është proektuar buxheti i Komunës së Kumanovēs. Nga ki buxhet (30.000.000 euro) janë të parapara 25.000.000 euro për INVESTIME KAPITALE.
A thua vallē a do të lejojmë ne si Shqiptarë qe edhe mbas 16 viteve që të ndërtohet vetëm njëra anë e qytetit,ne si shqiptarë në buxhetin e Kumanovēs kontribojm me 30% aq edhe sa udhëhiqemi oficialisht,që i bie se ne ket buxhet e mbushim me 30% kurse parashtrohet pyetja se sa kemi arritur të marrim po nga ki buxhet që e mbushim(shaiptarët) ti kthejm si investime nëpër lagjet tona ku jetojmë ne përgjigja është 0%.

Fatkeqsisht sot partit politike shqiptare nëpër kampanja zgjedhore premtojn Uj të pishëm, (siç është Rramanlia)Kanalizime,ndonjë cop asfalti apo bekatone,ndonjë shkollë ta legalizojn që është ndërtuar me donacione private nga njerëz human siç është Kosturniku edhe shum të tjera, kurse pjesa tjetër e qytetit i ka të mbaruara së ndërtuari
Parqet Europjane me gjatësi pre 1KM(kilometër)
Pishinat e mbyllura dhe të hapura
Stadiume Futbolli
Fusha Tenisi
Fusha Basketbolli
Tereni Golfi
Terene për formula edhe çka jo tjetër,kurse ne partit politike shqiptare akoma bisedojm për kushte elementare për jetes uji, kanalizim, infrastruktur, ndriçim publik.

A thua vallë a do të lejojnē Kumanovarër që akoma të vazhdoj ki nënçmim kjo përbuzje e skajshme që na është bërë ki nënçmim i votës tonë,un kësaj here thell jam i i bindur se JO kumanovarët më nuk do të lejojn që të udhëhiqen nga Gjismëanalfabetë, KA kumanova DJEM dhe VAJZA për ti dal ZOT HISES TONË njerëz të ngritur me kapacitete morale e intelektuale që ti thojn STOP këtij diskriminimi Ekonomik
ALEANCA PËR SHQIPTARËT i garanton Kumanovarëve se ne jemi ndryshe prej të tjerëve se ne kemi DIJE DHE GUXIM ne nuk do të lejojm asnjëher që ( Blanko të votohet buxheti i Komunës nëse në at buxhet nuk jemi të parapar 30%) ku do të investohen në lagje të banuara me shqiptarë.
Kjo pun ësht shum e thjesht ne kërkojm hisen tonē as më shum e as më pak nga ajo që na takon e që don të thot 25.000.000 euro investime kapitale të përgjithshme
30% për lagjet shqiptare që i bie
8.300.000 euro per cdo vit
,një mandat 4 vjeçar 4×8.300.000 euro
33.200.000 euro nëse edhe jo më shum nga lëvizjet e buxhetit që pësojn rritje 2017-2021
Secili nga ju mund të mendoni se me këto 33.200.000 euro si kishin për të qen lagjet ku jetojnë shqiptarët mbas 4 viteve.

Andaj ju ftoj të gjithve para se ta hudhni votēn tuaj me 15 tetor mendoni për fēmijët tuaj për të ardhmen tonë për lagjet tona për prindërit tanë ALEANCA PËR SHQIPTARËT është ajo që bashkon,bashkohu edhe ti voto numrin 9
VOTO HISEN TONË NË BUXHET
Me Rrespekt për gjith Kumanovarët
Gëzim Kadriu
Jurist i diplomuar