Arsenali e ka mposhtur 1:0 Crvena Zvezdën në Beograd.

Sulmuesi francez, Oliver Giroud, ka shënuar golin e vetëm në takimin mes Arsenalit e Crvena Zvezdës, duke ia siguruar tri pikë “Topçinjve”.

Giroud realizoi golin e fitores në minutën e 85’të, pak minuta pasi ekipi serb mbeti në lojë me 10 lojtarë pasi Milan Rodic mori dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua në minutën e 80’të.

Arsenali vazhdon të prijë në renditje në Grupin H me nëntë pikë, pesë më shumë se Crvena Zvezda e BATE Borisov, kjo e fundi fitoi 1:0 kundër Kolnit.